Silvinjo nuk pyet dhe vendos të rrezikojë ndaj Anglisë
Shqipëria do të zbresë nesër në fushë ndaj Anglisë për ndeshjen e fundit të Grupit K, një duel që për kuqezinjtë ka më shumë vlerë statistikore, por që mund të peshojë rëndë në shortin e “Play Off”-it në rast rezultati pozitiv.
Trajneri Silvinjo nuk pritet të heqë dorë nga formacioni standard, edhe pse disa prej titullarëve kryesorë janë nën ndëshkim kartonësh. Mitaj, Shehu, Manaj, Ajeti dhe Bajrami, nëse marrin të verdhë, humbin sfidën e parë të “Play Off”-it, ndaj stafi teknik po mendon rotacion të detyruar.
Formacioni i pritshëm
Në portë pritet të jetë Thomas Strakosha. Krahët e mbrojtjes do të mbulohen nga Elseid Hysaj në të djathtë dhe Mario Mitaj në të majtë, ndërsa në qendër do të vendosen Berat Gjimshiti me Ardian Ismajlin.
Mesfusha pritet të formohet nga Kristjan Asllani, Keidi Bare/Laçi (në varësi të gjendjes fizike) dhe energjiku Berisha.
Në repartin ofensiv, Armando Broja duket i sigurt në krahun e djathtë, ndërsa në të majtë për momentin avantazh ka Myrto Uzuni, megjithëse gara me Hoxhën do të zgjidhet vetëm në seancën e sotme.
Në qendër të sulmit, për shkak të rrezikut të kartonëve për Manajn, Daku shihet si kandidati kryesor për të marrë fanellën e titullarit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



