Silvinjo nuk rrezikon, zbulohet si pritet të luajë sot Shqipëria
Kombëtarja mat forcat sot me Anglinë
Shqipëria zbret sot në fushë ndaj Anglisë, në një duel që nis në orën 18:00 dhe mbyll fazën e ndeshjeve të Grupit K në kualifikueset e Botërorit 2026.
Në fillim ishte përfolur se trajneri Silvinjo mund të eksperimentonte me formacionin, por stafi teknik ka vendosur të mos rrezikojë.
Pesë lojtarë, Mario Mitaj, Juljan Shehu, Rei Manaj, Arlind Ajeti dhe Nedim Bajrami, ndodhen një karton larg pezullimit dhe, për këtë arsye, pritet të mos jenë në fushë që nga minuta e parë, për të shmangur mungesat në gjysmëfinalen e “play off”-it.
Formacioni i mundshëm i kuqezinjve:
Strakosha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Aliji; Laçi, Asllani, Berisha; Broja, Daku, Uzuni
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



