Sinan Tepsia dhe Bledi Çuçi numërojnë votat e kullave të stadiumit Flamurtari

Klodian Tomorri | Opinion | Publik.al
Megjithatë, pjesa më interesante e këtyre zgjedhjeve ishte Sinan Tespia krah Blendi Çuçit, duke numëruar fitoren plebishitare të pushtetit në Vlorë.
Blendi Çuçi në rolin e drejtuesit politik të Partisë Socialiste, që ka interesin e fitores politike në zgjedhje, kurse Sinani në rolin e biznesmenit ortak me qeverinë, që ka interesin e kullave te Flamuri, të cilat ia vono pak ai Dredha që e trodhën.
Pushteti i Tespive nuk ka frikë ta shfaqë korrupsionin, klientelizmin dhe konfliktin e interesit haptazi. As nga populli dhe as nga SPAK-u.
Pushteti thjesht krenohet me këtë. Dhe shton fitoret. Këto janë fitore ku ka vend për të gjithë sojet dhe takemet. Edhe për biznesmenët e Tespive, edhe për Zegjinetë që do rrisin pensionet e 3 mijë e 700 mijë pensionistëve, e kështu me radhë.
Thjesht shijoni shfaqjen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



