Sinjalistika e rrugës Fushë Krujë-Milot, SKANDALOZE!
Pothuajse në të gjithë gjatësinë e rrugës Fushë Krujë-Milot mungon sinjalistika.
Udhëtarët që kalojnë në këtë aks rrugor jo pak herë përfundojnë në destinacione të gabuara nga mungesa e tabelave.
Për të mbërritur në Mamurras shpesh herë udhëtarët përshkojnë rrugën në afërsi të Laçit dhe rikthehen sërish tek destinacioni fillestar.
Nuk ngatërrojnë rrugë vetëm përdoruesit e vjetër të saj dhe ata që banojnë pranë autostradës.
Punonjësit e mirëmbajtjes nuk i ka parë kush. Banorët e zonës akuzojnë për neglizhencë institucionet përgjegjëse.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



