E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Situata e krimit në vend, Basha: Edi Rama koka e krimit të organizuar, prandaj kapen vetëm shoferët
Lajme

Situata e krimit në vend, Basha: Edi Rama koka e krimit të organizuar, prandaj kapen vetëm shoferët

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një konferencë për media, ka akuzuar Edi Ramën për situatën e rëndë të krimit në vend. Duke renditur të gjitha ngjarjet e rënda të ndodhura dje e sot, Basha tha se Rama është përgjegjës për krimin e organizuar.

“Cikli i krimit po thellohet, nga mariuana tek kokaina. Kurrë s’do të kishte ardhur në Shqipëri pa mbrojtje politike. Në një anë 1 ngarkesë kapet dhe 10 kalojnë.

Financohet nga paraja e zezë dhe droga. Në vend të investimeve të huaja kemi drogë të huaj. Rama do të krijojë idenë sikur ka hequr dorë nga krimi.

E njëjta skemë që përdori për të na bindur që në Shqipëri s’ka drogë, siç donte të na bindte se ministri Tahiri ishte ministri më i mirë. Ata që e sollën krimin nuk mund ta luftojnë atë.

Sa kohë që Rama do jetë në pushtet nuk do të ketë drejtësi. Tahiri do të jetë i paprekshëm, Vangjush Dako i pakapshëm, sa ai është në pushtet do kapen veç shoferë jo kokat e krimit”, u shpreh Lulzim Basha në një konferencë për gazetarët.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.