E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Situata në vend/ FA zëvendësojnë urën e shembur në Darëzezë, gati nesër
Lajme

Situata në vend/ FA zëvendësojnë urën e shembur në Darëzezë, gati nesër

Forcat e Armatosura kane nisur ndertimin ures Bailey ne fshatin Darezeze te Fierit. Ura e shembur nga permbytjet po zevendesohet me nje ure metalike, e cila mundeson edhe kalimin e mjeteve te renda.

Efektivet e batalionit te xhenios do punojne gjate gjithe nates pa nderprerje me qellim qe ura te jete gati neser.

Gjithashtu efektivet e FA kane vijuar edhe gjate mbremje operacionet e evakuimit te banoreve ne Ferras, nje tjeter fshat i prekur nga permbytjet.

Xhaçka në Darzezë: Situata është përmirësuar, jemi natë e ditë në punë

Ministrja Olta Xhacka ndodhet që prej mbrëmjes së djeshme në Darzezë të Fierit, ku po monitoron situatën si pasojë e përmbytjeve. Në një lidhje telefonike për ‘News24’, ministrja Xhacka tha se situata është përmirësuar deh tashmë lumenjtë nuk rrezikojnë më përmbytje. Ajo u shpreh se forcat e FA dhe punonjësit e institucioneve të tjera qëndrojnë 24 orë në gatishmëri.

“Situata është përmirësuar. Lumenjtë nuk rrezikojnë më përmbytje. Janë evakuuar rreth 60 familje. Akset kryesore janë të lira. Kemi problematike për disa ura të shembura, por prezenca më e madhe ka qenë më e madhe në Darzezë. 6 elektropompa janë vendosur në funksion dhe FA kanë punuar për të mbrojtur argjinaturën e lumit. Kemi pasur bashkëpunim me të gjithë aktorët dhe kemi pasur mbështetje edhe nga Kosova. Kemi bërë të mundur që situatën ta menaxhojmë më mirë.

Grupet e FA dhe të gjithë punonjësit e institucioneve qëndrojnë 24 orë në gatishmëri për të ndihmuar qytetarët në Darzezë. Jemi natë ditë në punë për të ndihmuar të gjithë të prekurit. Nuk do kemi agravim të situatës për ditët në vijim dhe pjesa e emergjencës ka kaluar”- tha Xhacka.

Fillon ndërtimi i urës në Darëzezë, banorët evakuohen me varka

Forcat e Armatosura kanë dhënë ndihmën nga toka dhe nga uji për banorët e Darzezës.

Ministria e Mbrojtjes njofton se pas dëmtimit të urës po ndërtohet një kalim provizor ndërsa ka nisur transporti i banorëve përmes motobarkave nga njëra anë e fshatit në tjetrën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.