“S’ja fal kurrë”, çfarë ka ndodhur mes Rogertit dhe Ledionit?
Rogert Sterkaj është rikthyer te përplasja me Ledion Liçon, duke pretenduar se mes tyre ka mbetur një çështje e pazgjidhur nga koha kur ai ishte pjesë e “Big Brother VIP Albania”.
I ftuar në emisionin “Radar”, Sterkaj foli për eksperiencën e tij në reality show dhe raportin me moderatorin. Sipas tij, Liço nuk e ka pasur simpati ndaj tij gjatë qëndrimit në program.
“Ledion Liço s’ka dashur me më pa me sy të ballit, ai ka bërë më keq”, deklaroi Sterkaj.
Ish-banori i BBVA pretendoi gjithashtu se Liço ka bërë diçka ndaj tij që ai nuk ka ndërmend ta falë. Megjithatë, Sterkaj nuk dha detaje mbi episodin dhe tha se preferon t’ia tregojë moderatorit drejtpërdrejt.
“Ai ka pasur një diçka që unë s’ia fal kurrë, por atë do ia them vetëm personalisht, live, çfarë ka bërë ai njeri ndaj meje”, u shpreh ai.
Sterkaj nuk specifikoi se për cilin episod bëhet fjalë, duke lënë të paqarta rrethanat e pretendimit. Ai e ka kritikuar edhe më herët Ledion Liçon pas përfundimit të eksperiencës së tij në “Big Brother VIP Albania”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



