E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
S’ka festë ende për Kurtin, vendoset rinumërimi i plotë i votave
Lajme

S’ka festë ende për Kurtin, vendoset rinumërimi i plotë i votave

Fitorja ende nuk mund të konsiderohet e mbyllur për kryeministrin Albin Kurti. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërim të plotë të të gjitha votave në 28 komuna, duke hedhur hije dyshimi mbi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

Vendimi vjen pas rinumërimit të pjesshëm të votave, ku u konstatuan mospërputhje të ndjeshme në votat për kandidatët për deputetë. Fillimisht, KQZ kishte paraparë rinumërim vetëm në 10 për qind të vendvotimeve në këto komuna, ndërsa në 10 komuna të tjera ishte vendosur rinumërim i plotë. Megjithatë, gjetjet e fundit e detyruan institucionin të shkojë më tej, duke urdhëruar rinumërim total në të gjitha 28 komunat.

Situata më problematike është evidentuar në Prizren, ku sipas kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, janë vërejtur dallimet më të mëdha në vota. Për pasojë, KQZ ka vendosur edhe shkarkimin e përfaqësuesve politikë në Komisionin Komunal Zgjedhor në këtë qytet.

Pas zbulimit të këtyre devijimeve, partitë politike dhe organizatat e shoqërisë civile kanë kërkuar rinumërim të plotë, duke theksuar nevojën për transparencë dhe besueshmëri të procesit zgjedhor. Vendimi i KQZ-së pritet të vonojë certifikimin e rezultateve përfundimtare, duke e mbajtur ende të hapur situatën politike në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.