Skandali AKSHI, komandohet zëvëndësuesi i Erion Ismailit
Besmir Dervishi është komanduar në detyrën e nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, duke zëvendësuar Erion Ismaili, i cili u pezullua nga detyra pas hetimeve të nisura nga SPAK për çështjen e tenderëve në AKSHI.
Emërimi i Dervishit vjen në një moment delikat për strukturat drejtuese të policisë në kryeqytet, pas operacionit që çoi në pezullimin e disa zyrtarëve të lidhur me hetimet për procedurat e prokurimit publik në institucionet shtetërore.
Besmir Dervishi ka një eksperiencë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit. Ai ka mbajtur më herët detyrën e shefit të komisariatit nr. 3 dhe nr. 5 në Tiranë, ndërsa së fundmi shërbente si shef i Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Komandimi i tij në postin e nëndrejtorit të Policisë së Tiranës konsiderohet një lëvizje e përkohshme në pritje të zhvillimeve të mëtejshme në strukturat drejtuese, pas hetimeve të SPAK ndaj zyrtarëve të përfshirë në dosjen e AKSHI-t.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



