E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali! Aksidenti afër TEG-ut, dy egjiptianët nuk kishin patentë
Lajme

Skandali! Aksidenti afër TEG-ut, dy egjiptianët nuk kishin patentë

Pas aksidentit të rëndë të ndodhur në Unazën e Madhe të Tiranës, ku humbën jetën dy shtetas egjiptianë dhe mbeti i plagosur një drejtues shqiptar, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka reaguar zyrtarisht për çështjen e lejeve të drejtimit të viktimave.

Në një njoftim për mediat, institucioni thekson se dy shtetasit egjiptianë, Mohamed Lotfi dhe Mohamed Ali, nuk janë pajisur me leje drejtimi shqiptare, as me Dëshmi Aftësie Profesionale për drejtimin e mjeteve të rënda, përfshirë autobetonierët.

DPSHTRR bën të ditur gjithashtu se Shqipëria nuk ka një marrëveshje reciproke me Republikën Arabe të Egjiptit për njohjen e lejeve të drejtimit, duke hedhur poshtë çdo pretendim se këta shtetas janë pajisur me dokumentacion shqiptar për drejtim mjeti.

Ngjarja tragjike ndodhi në segmentin e Unazës Lindore, në zonën e rrethrrotullimit mes Farkës dhe TEG-ut. Sipas të dhënave, një kamion pompë betoni, që drejtohej nga një prej viktimave, ka hyrë me shpejtësi në rrethrrotullim, duke goditur një automjet që po respektonte përparësinë.

Pas përplasjes së fortë, mjeti i tonazhit të rëndë ka dalë nga trajektorja, ka kaluar në aksin tjetër dhe, pavarësisht përpjekjeve për frenim, ka thyer barrierat mbrojtëse duke rënë nga mbikalimi.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i kamionit, 30-vjeçari Mohamed Lotfi, humbi jetën në vendngjarje, ndërsa pasagjeri, 44-vjeçari Mohamed Ali, ndërroi jetë më vonë në spital për shkak të plagëve të marra.

I plagosur mbeti edhe 28-vjeçari Roland Nuri, drejtues i automjetit të përfshirë në aksident, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa theksi mbetet tek respektimi i rregullave të qarkullimit dhe standardeve të sigurisë rrugore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.