E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali i korrupsionit me Katarin, eurodeputetja greke mbetet në burg
Lajme

Skandali i korrupsionit me Katarin, eurodeputetja greke mbetet në burg

Gjyqtarët vendosën të zgjasin paraburgimin në burgjet e Harenit për eurodeputeten greke, Eva Kaili, e cila akuzohet për skandalin e korrupsionit “KatarGate” me vendin e lidjes së mesme.

Ajo do të mund të kërkojë sërish lirimin pas një muaji, nëse apelon vendimin.

Përmes një njoftimi, drejtësia belge bëri të ditur se nëse ajo e ankimon këtë vendim brenda 24 orëve, atëherë brenda 15 ditëve do të paraqitet para seksionit të aktakuzës në Gjykatën e Apelit të Brukselit.

Kujtojmë se më herët, avokatët e Kailit kanë bërë ankesa për “torturat dhe kushtet mesjetare të paraburgimit”, duke folur pas përfundimit të seancës.

Në njoftimin e drejtësisë belge thuhet si më poshtë:

Në kuadër të një hetimi të gjerë të Prokurorisë Federale për organizimin e dyshuar kriminal, korrupsionin dhe pastrimin e parave, Eva Kaili doli pasditen e sotme para dhomave të procedurës paraprake të Gjykatës së Shkallës së Parë të Brukselit

Paraprakisht në urdhrin e tij paraditen e sotme, KE-ja ia ka konfirmuar paraburgimin dhe nëse ajo e ankimon këtë vendim brenda 24 orëve, brenda 15 ditëve do të paraqitet para seksionit të aktakuzës në Gjykatën e Apelit të Brukselit.

Për momentin, në interes të hetimeve nuk do të jepet më shumë informacion. Për zhvillimet e fundit për këtë ngjarje, shtypi do të informohet përmes komunikatave për media.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.