E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SKANDALI! Kosova quhet ‘Metohi’ në librat e Maqedonisë së Veriut
Bota

SKANDALI! Kosova quhet ‘Metohi’ në librat e Maqedonisë së Veriut

Një foto që po qarkullon në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të ashpra lidhur me përmbajtjen e teksteve shkollore në Maqedoninë e Veriut. Analistja Nafie Selmani ka publikuar një imazh nga libri i Gjeografisë për klasën e shtatë, botim 2025, ku Kosova paraqitet me emërtimin “Metohi” dhe si territor i Republikës së Serbisë.

Selmani ka akuzuar partinë shqiptare në pushtet VLEN dhe ka vënë në pah përgjegjësinë politike të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilin e quan aleat të kësaj force. Sipas saj, një devijim i tillë në tekstet zyrtare përbën cenuarjen më bazike të identitetit kombëtar shqiptar.

“A është për burrat e VLEN-it Kosova – Kosovë, apo ‘Metohia’, ashtu siç figuron në librin e Gjeografisë? A e di Albin Kurti, mbështetësi i tyre kryesor politik, për këtë emërtim? A pajtohet edhe ai që Kosova qenka ‘Metohi’?”, shkruan Selmani.

Ajo shton se përfaqësuesit shqiptarë të pushtetit nuk po arrijnë të mbrojnë as gjërat më elementare të identitetit kombëtar, ndërsa kritikon heshtjen e tyre përballë, siç e quan ajo, “poshtërimeve të vazhdueshme”.

Selmani u bën thirrje autoriteteve që të tërheqin menjëherë botimin, duke e cilësuar situatën një skandal të rëndë politik e arsimor.

Pse “Metohi” është problematike?

Një pjesë të Kosovës Serbia vazhdon ta quajë “Metohi”, një term me ngarkesë politike dhe fetare, të përdorur për të pretenduar sovranitet historik mbi territorin e Kosovës. Pikërisht këtë narrativë e pasqyron tani edhe libri zyrtar i Gjeografisë në shkollat shtetërore të Maqedonisë së Veriut, çka ka nxitur reagime të forta publike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.