E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali tek Onkologjiku, reagon ministrja e Shëndetësisë: Personat përgjegjës do ndëshkohen sipas ligjit!
Lajme

Skandali tek Onkologjiku, reagon ministrja e Shëndetësisë: Personat përgjegjës do ndëshkohen sipas ligjit!

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka tentuar të lajë duart lidhur me megaskandalin te Onkologjiku, ku mjekë dhe punonjës të spitalit abuzonin me detyrën, duke krijuar vështirësi për pacientët e prekur nga kanceri.

Edhe pse korrupsioni ka ndodhur nën hundën e qeverisë, pse jo edhe me urdhrin e saj, Albana Koçiu iu është shmangur përgjegjësive duke thënë se “këta persona nuk mund të përfaqësojnë bluzat e bardha”.

Në një deklaratë për mediat, Koçiu e cilëson si një ngjarje të paprecedentë, teksa shtoi se personat e përfshirë janë shkarkuar nga detyra dhe do të dënohen sipas ligjit.

“Ngjarje e paprecedentë. Jam e neveritur. Të gjithë personat përgjegjës do të ndëshkohen sipas ligjit, procedurave administrative dhe të jetë e qartë që këta lloj personash nuk mund të ndosin bluzat e bardha. Nuk përfaqësojnë bluzat e bardha që punojnë me profesionalizëm dhe nuk kanë vend në sistemin shëndetësor publik”, tha ajo.

Në qoftë se ky skandal do të ndodhte në një vend tjetër të botës, e para që duhet të jepte dorëheqjen duhet të ishte ministrja e Shëndetësisë, por në Shqipëri jo vetëm që kjo nuk ndodh por ajo nuk merr asnjë përgjegjësi dhe lidhur me rastin shprehet vetëm se “është i neveritshëm”.

Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës ka arritur të zbulojë skemën se si mjekë të spitalit të Onkologjikut shisnin ilaçe të spitalit tek subjektet private. Për të provuar ekzistencën e këtij dyshimi nga ana e prokurorisë u përdorën blerje të ilaçeve të stimuluara. Kryesisht u blenë ilaçe që përdorën për kimioterapi.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka caktuar 8 masa “arrest shtepie” dhe “detyrim paraqitje” per mjekë të spitalit Onkologjik. Në hetim pjesë e dosjes së Onkologjikut janë zv/drejtoresha e QSUNT-së Brikena Qirjazi, 2 mjekë të spitalit të Onkologjikut, Edmond Gashi e Alketa Ymeri (Pere) dhe Koordinatori pranë këtij spitali, Emiljano Lela si dhe administratori i klinikës Megis, Halil Gashi dhe administratori i farmacisë Florian Marku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.