E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Skënderbeu’ shpërfill thumbat e ‘Mamicës’: Njerëzit kanë halle të tjera
Lajme

‘Skënderbeu’ shpërfill thumbat e ‘Mamicës’: Njerëzit kanë halle të tjera

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të relativizojë dhe të kalojë në plan të dytë përplasjen e fundit me deputeten socialiste Elisa Spiropali, duke e zhvendosur vëmendjen drejt asaj që ai e konsideron thelbësore: problemet reale të qytetarëve.

Në reagimin e tij të parë pas tensioneve në mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së me qeverinë, Rama ka kritikuar hapur mënyrën se si mediat e trajtuan ngjarjen. Sipas tij, fokusi u vendos tek replikat dhe “thumbat” mes tij dhe Spiropalit, ndërkohë që u injoruan diskutimet e gjata mbi çështje të rëndësishme si pronat, shërbimi i Kadastrës apo Reforma Territoriale.

Pa i dhënë shumë peshë përplasjes, kreu i qeverisë theksoi se publiku nuk ka interes për “lojëra fjalësh” apo tensione të brendshme politike, por për zgjidhje konkrete të halleve të përditshme. Në këtë mënyrë, ai duket se shpërfill indirekt mesazhet e Spiropalit, duke i konsideruar ato si të parëndësishme përballë agjendës së qeverisë.

“Ishte spektakolare dhe e pabesueshme edhe për mua, që nuk ka më se çfarë më surprizon, që ne mblidhemi në një mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar me qeverinë, për të diskutuar tema specifike. I kushtojmë orë të tëra çështjes së pronave dhe çështjes së shërbimit të Kadastrës dhe reformës në të; pastaj flasim për Reformën Territoriale, ku kryetari bën analizën, më pas zhvillojmë edhe një tjetër sesion për temat e komunikimit etj.

Fillojmë në orën 11 dhe dalim në orën 6, dhe mediat kombëtare, nuk po diskutoj “tenxheret e vogla të mbushura me helm”, media kombëtare raportojnë për publikun se çfarë i tha Edi Rama njërës dhe çfarë i tha tjetrës. Njerëzit kanë votuar dhe kanë halle të tjera”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.