Soni shpërthen ndaj Ermionës: Boll se na ke çarë kokën (Video)
Spektakli i fundit i Ferma VIP 3 u kthye në një arenë tensioni, ku përplasja mes Soni Malajt dhe Ermiona Lekbellos dominoi mbrëmjen.
E njohur për qetësinë dhe kontrollin në netët “prime”, Soni këtë herë doli jashtë profilit të saj të zakonshëm, duke reaguar me tone të forta dhe duke shprehur hapur irritimin gjatë debatit.
Përplasja u përshkallëzua në pak sekonda, duke krijuar një nga momentet më të forta të këtij edicioni.
“Kush jam unë? Ja kjo që sheh këtu, se na ke çarë kokën”, iu drejtua ajo Ermionës, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar.
Nga ana tjetër, Ermiona nuk u tërhoq, duke rikthyer në vëmendje edhe një përballje të mëparshme me Jonida Maliqin, çka e ndezi edhe më shumë diskutimin.
Ky debat u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, ku ndjekësit reaguan masivisht, duke komentuar jo vetëm intensitetin e situatës, por edhe ndryshimin e papritur në qëndrimin e Sonit.
Megjithatë, përplasja nuk duket se ka lëkundur pozitat e saj në garë. Përkundrazi, Soni Malaj vazhdon të shihet si një nga konkurrentet më të forta dhe një pretendente serioze për çmimin e madh të këtij edicioni.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



