E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SOT PROTESTA E OPOZITËS, POLICIA MERR MASAT, 1500 EFEKTIVË NË TERREN
Lajme

SOT PROTESTA E OPOZITËS, POLICIA MERR MASAT, 1500 EFEKTIVË NË TERREN

Ashtu sikurse ka njoftuar opozita do të mbajë sot protestën e radhës. Këtë herë tubimi është paralajmëruar të mbahet përpara Kryeministrisë.

Ndyshe nga protestat e kaluara e sotmja do të nisë pasdite në orën 18:00.

Policia e Shtetit ka marrë masat për mbarëvajtjen e tubimit. Mësohet se në terren do të jenë të angazhuara rreth 1500 forca policie. Po ashtu në gatishmëri do të jenë dhe autobotet me ujë dhe gaz lotjsellës. Në gatishmëri do të jetë edhe Garda e Republikës e cila do të ndërhyjë në rast përshkallëzimi.

Pjesë e masave të policisë pritet që të jetë edhe bllokimi i qarkullimit në rrugën ‘Ismail Qemali’, ‘Ibrahim Rugova’, rrugët që lidhin bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit, nga ministria e Brendshme deri tek Presidenca. Në këto rrrugë do të ndalohet dhe parkimi i mjeteve.

Nga ana tjetër opzoita nuk ka dhënë një orar për zgjatjen e protestës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.