SPAK kërkesë në Kuvend për heqjen e lirisë për të, reagon Sali Berisha: I qëndroj 100% faktit se…
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit i ka dërguar kërkesë Kuvendit për arrestimin e Sali Berishës.
Berisha është pjesë e një hetimi për dyshimet për korrupsion gjatë privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani”.SPAK-u i ka caktuar ish-kryeministrit masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur” si dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”.
Megjithatë Sali Berisha ka refuzuar që prej fillimit paraqitjen në Gjykatë.
Për të njëjtën çështje u arrestua edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Ai akuzohet për “korrupsion pasiv në bashkëpunim” si dhe “pastrim parash”.Sali Berisha, i ka cilësuar akuzat ndaj tij si “të pabaza dhe të motivuara politikisht”.
Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi për herë të parë pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme drejtuar Kuvendit ku kërkon një masë më të ashpër sigurie se ajo e detyrimit të paraqitjes. Gjatë konferencës për shtyp, Berisha u shpreh se do të respektojë vendimin e Kuvendit.
Berisha: Në vitin 2012, Sali Berisha ka dërguar në Parlament abrogimin nga Kushtetuta të çdo lloj mbrojtje të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe ky amendament është kundërshtuar në mënyrë të prerë nga Edi Rama dhe është lejuar vetëm hetimi i deputetëve. Unë kam deklaruar para jush se jam i gatshëm ta miratoj edhe vetë.
Nëse unë nuk kam pranuar urdhrin e Gjykatës dhe SKAP-it nuk kam pranuar se është shkruarje e Kushtetutës. Unë kam refuzuar të zbatoj një urdhër antikushtetues nga një gjykatës e shkarkuar nga unë në vitin 1996 dhe që e fsheh këtë fakt. Sa i përket konsistencës sime ndaj propozimit të vitit 2012, ajo qëndron plotësisht. Unë jam që deputetët të mos kenë asnjë lloj dallimi nga qytetarët në Kushtetutë dhe unë do ta lexoj shkresën më me hollësi dhe jam 100% dakord. Nuk duhet të ketë për deputetët mbrojtje. Kam mbrojtur Parlamentin, nuk kam mbrojtur Sali Berishën. E votoj që nesër nuk kam asnjë kundërshtim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



