SPAK kërkon ‘kokën’ e Ballukut, zv/kryeministrja i shkon në zyrë Ramës
Sot, dita shënohet nga zhvillime intensive politike. Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve pritet të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.
Në këtë përputhje me situatën, kryeministri Edi Rama ka thirrur mbledhjen e kabinetit qeveritar.
Ministrat kanë hyrë në godinën e Kryeministris, ku ndër ta, duket se është dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila, për t’i shmangur vëmendjes së mediave, ka dalë nga automjeti duke folur në telefon dhe më pas ka hyrë shpejt në godinë.
Mbledhja e sotme e Këshillit të Mandateve do të fokusohet tek diskutimi për imunitetin e Ballukut dhe kërkesën e SPAK për arrestimin e saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



