SPAK lëshon urdhërarrest për biznesmenin e “Pepa Group”

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Sipas asaj që raportohet në media, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar urdhër-arrest për biznesmenin Jetmir Pepa, i njohur edhe si Mir Pepa, pronar i Pepa Group.

Mësohet se urdhri, i firmosur nga prokurori Alfred Shehu, nuk është ekzekutuar ndaj Pepës, pasi ai ndodhet jashtë vendit.

Kujtojmë se emri i tij u përmend gjerësisht në media pak kohë më parë, kur ish-bashkëshortja e tij, Mariela Berisha, dhe motra e saj, Antonela Berisha, u përfshinë në një konflikt të rëndë, ku një blogere u sulmua me gotë në një restorant.

Ndërkohë, që prej ditës së djeshme, SPAK ka ndërmarrë një aksion blic duke lëshuar 11 urdhër-arreste, mes tyre edhe për Pepën, në kuadër të goditjes së një grupi të strukturuar që merret me trafik droge.

Aktualisht, operacioni vijon me kontrolle në terren, ndërsa raportohet për disa persona të ndaluar. Identitetet e tyre ende nuk janë bërë publike.

Publikuar nga Publik Media