E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK merr në pyetje zyrtarët, e para dëshmon shefja e Thesarit
Lajme

SPAK merr në pyetje zyrtarët, e para dëshmon shefja e Thesarit

SPAK ka nisur sot marrjen në pyetje të personave që dyshohet se kanë urdhëruar ose vendosur që pagat e gjyqtarëve të mos lëvrohen, në një hetim ku janë administruar një sërë dokumentesh zyrtare. Deri tani, në dosjen hetimore janë administruar vendimi i Gjykatës Kushtetuese, vendimet e KLP-së dhe KLGJ-së, shkresat e Prokurorisë së Përgjithshme për listëpagesat, listëpagesat e anulluara nga Ministria e Financave, si dhe gjurmët elektronike të sistemit të Thesarit.

Marrja në pyetje ka nisur me shefen e Thesarit, e cila është personi i parë që po dëshmon para hetuesve të SPAK. Pas saj, hetuesit pritet të vijojnë me zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Financave, për të hedhur dritë mbi vendimmarrjen dhe procedurat e ndjekura për moslëvrimin e pagave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.