E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës
Lajme

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës

Akuzat që rëndojnë mbi Erion Isain

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, merret i pandehur nga SPAK për korrupsion dhe shkelje të barazisë në tendera.

Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), nën akuzat për shkelje të parimeve të barazisë në tendera dhe ankande publike, shpërdorim detyre, korrupsion pasiv dhe aktiv, si dhe fshehje të pasurisë.

Hetimet e kryera nga SPAK mbi procedurat e prokurimit publik të zhvilluara nga Bashkia Kolonjë kanë zbuluar një sërë parregullsish të rënda. Sipas të dhënave, tenderat rezultojnë të kenë qenë të parapërgatitur dhe të ndarë në mënyrë të paracaktuar, duke cënuar konkurrencën dhe transparencën.

Po ashtu, konstatohet se shumë prej punimeve të realizuara për këto tendera nuk janë kryer në përputhje me standardet, projektet e miratuara apo cilësinë e kërkuar nga Autoriteti Kontraktor.

Një ndër rastet konkrete të evidentuara është ai i rikonstruksionit të digës së Rezervuarit të Gjonçit dhe ndërtimi i pritave malore në disa fshatra të Bashkisë Kolonjë gjatë vitit 2023. Dyshimet janë se punimet nuk janë kryer siç duhet, duke shkaktuar pasoja të drejtpërdrejta për infrastrukturën dhe mjedisin lokal.

SPAK ka vijuar me procedurat për ndjekjen penale të kryebashkiakut, ndërsa pritet që çështja të kalojë për gjykim në ditët në vijim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.