E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK paraqet prova të reja në Apelin e GJKKO për Ergys Agasin dhe Beqirajn
Lajme

SPAK paraqet prova të reja në Apelin e GJKKO për Ergys Agasin dhe Beqirajn

Vendimi do të jepet më 5 shkurt

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur prova të reja në Apelin e GJKKO lidhur me dosjen e bujshme të Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, ndërsa vendimi për masat e sigurisë pritet të shpallet të enjten, më 5 shkurt.

Gjatë seancës, prokurori i SPAK, Bledar Maksuti, kërkoi lënien në fuqi të masës së mëparshme të sigurisë. Trupi gjykues vendosi shtyrjen e shpalljes së vendimit, me argumentin se nevojitet kohë për shqyrtimin e materialeve të reja të dorëzuara nga akuza.

Sipas burimeve nga seanca, provat e administruara në këtë fazë përfshijnë deklarime të personave të marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme. Përmbajtja e tyre, sipas organit të akuzës, përforcon dyshimet mbi mënyrën se si janë zhvilluar procedurat tenderuese në këtë institucion.

Në dosjen hetimore, SPAK pretendon se ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka konsumuar veprën penale të “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike”, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Sipas akuzës, ajo dyshohet se ka vepruar në bashkëpunim me Hava Delibashi, nën koordinimin e dy biznesmenëve të shpallur në kërkim, Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi.

Hetimet lidhen me disa procedura tenderuese të zhvilluara pranë AKSHI-t, të cilat, sipas SPAK, dyshohet se janë manipuluar në favor të operatorëve të caktuar ekonomikë.

Vendimi i Apelit të Posaçëm për masat e sigurisë pritet të jetë një hap i rëndësishëm në këtë çështje, e cila konsiderohet ndër dosjet më të ndjeshme që po heton aktualisht drejtësia e posaçme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.