E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Spiropali: Borxhi publik është në rënie….
Politikë

Spiropali: Borxhi publik është në rënie….

Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin dhe njëherësh, Elisa Spiropali, pohoi nga foltorja e Kuvendit se ekonomia shqiptare në terma realë ka pasur rritje dhe kjo ka dhënë frytet e saj në të gjitha sektorët. Teksa tregoi shifrat konkrete të arritjeve në sektorë të ndryshëm, Elisa Spiropali tha se trendi i rritjes ekonomike ka ardhur si rezultat i reformave që janë ndërmarrë nga ana e qeverisë Rama.

“Sot mbi diskutimet e buxhetit, ne si qeveri kemi si detyrë të prezantojmë në Kuvend një pasqyre sa më realiste të gjendjes ekonomike në tërësi. Reformat nuk kanë qenë të lehta, disa prej tyre kanë qenë të vështira, por të domosdoshme për të bërë shtet. Reformat edhe pse me kosto publike, qëllim të vetëm kanë dhënien e fryteve në shërbemi të këtij viti. Gjatë vitit 2018 ekonomia vijojë tendencën pozitive të rritjes. Rritja e PPB arritI në 4.1 %. Ky nivel është katër herë më i lartë se buxheti i rritur në 2013. Asnjëherë nuk duhen harruar se në c‘derexhe i gjetëm financat publike. Reformat shtet-bërëse shënuan kthesën e madhe dhe kanë prodhuar rezultate të pakundërshtueshëm, por ne nuk kënaqemi, po janë për të siguruar se jemi në drejtimin e duhur. Sipas Bankës Botërore papunësia në 2018 shënoi nivelin më të ulët në histori në 11.5%. BB thekson se ritmi i rritjes së vendeve të punës u përshpejtua në tremujorin e parë të 2019″-tha ajo.

Ministrja, Elisa Spiropali u ndal gjithashtu edhe tek borxhi publik, ku tha se ky trend është në rënie. Ajo shtoi se në objektiva afatmesëm ky borxh pritet nga 68 % që është aktualisht, të zbresë në shifrat 60 % brenda vitit 2021.

“Buxheti i 2018 mundësoi arritjen e objektivave thelbësorë. Buxheti 2018, bëri të mundur që shtresat në nevojë u kompensuan me skemat sociale, të cilat ishin tejet transparente. Politikat fiskale synojnë të mbajë në rënie borxhin publik në raport me prodhim e brendshëm bruto. Reforma ndaj informalitet shënoi rritje të të ardhurave. Borxhi publik ra në 68 %, duke vijuar trajektoren rënëse për të tretin vit radhazi. Objektivi në afate të mesme është ulja e tij në 60% në vitin 2021”-tha Spiropali.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.