E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Spitali deklaratë për vdekjen e 20 vjeçares shtatzënë: Sopo lindi foshnjën, pati komplikacione të rënda
Publik News

Spitali deklaratë për vdekjen e 20 vjeçares shtatzënë: Sopo lindi foshnjën, pati komplikacione të rënda

Spitali i Gjirokastrës reagon për ndarjen nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm të 20 vjeçares Kleandra Muxhaj, e cila pasi solli në jetë foshnjën e saj, nuk vetë nuk ia doli.

“Spitali Rajonal i Gjirokastrës i shpreh ngushëllimet familjarëve për humbjen e të ndjerës, 20 vjeçares me inicialet K.M., e cila është trajtuar në këtë spital mbrëmjen e djeshme.

Menjëherë sapo është paraqitur në spital 20 vjeçarja është asistuar nga mjekët dhe ka sjellë në jetë foshnjen e saj shëndoshë e mirë. Pas ndërhyrjes operatore, e reja ka patur komplikalcione të rënda dhe megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor nuk ka arritur të mbijetojë.

Pritet të kryehet ekspertiza mjekoligjore për ngjarjen. Spitali i Gjirokastrës siguron qytetarët që stafi i kualifikuar i spitalit tonë është në shërbim 24/7 për pacientët”, thuhet në njoftimin e spitalit.

E reja shtatzënë, është paraqitur në maternitetin e spitalit të Gjirokastrës rreth orës 03.30 të mëngjesit dhe me dhimbje të forta në bark, në muajin e nëntë. Sipas familjarëve, vajza e tyre është futur në operacion dhe mjekët i kanë njoftuar se lindja kishte shkuar mirë, dhe se nëna e foshnja gëzonin shëndet të plotë.

Te qetë nga ky lajm, familjarët shkojnë në shtëpi, ku pas disa orësh njoftohen se vajza e tyre kishte shfaqur komplikacione dhe ishte në gjendje të rëndë. Kur kanë shkuar në maternitetin e spitalit të Gjirokastrës, familjarët e Kleandra Muxhajt kanë marrë lajmin e kobshëm se 20 vjeçarja kishte ndërruar jetë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.