Mbrëmjen e së shtunës ka nisur zyrtarisht sezoni i katërt i “Big Brother VIP”, spektakli më i ndjekur në Shqipëri. Brenda shtëpisë më të famshme u futën 16 banorë, të gjithë figura VIP, që përfshijnë regjisorë, këngëtarë dhe personazhe të njohura nga bota e artit dhe medias.
Spektaklin e hapi moderatori i njohur Ledion Liço, i shoqëruar nga opinionistët Arbër Hajdari dhe Neda Balluku. Edhe këtë sezon, “Big Brother VIP 4” do të transmetohet ekskluzivisht në kanalin e Top Channel dhe në dy kanalet e dedikuara në platformën DigitAlb, “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2”.
Për herë të parë, nga janari 2025, spektakli nuk do të transmetohet më live në YouTube, duke u bërë thirrje shikuesve të përfitojnë nga ofertat festive të DigitAlb për të ndjekur banorët 24/7.
Banorët e parë të “Big Brother VIP 4” janë:
•Laert Vasili – aktori i njohur, që hyri i fundit në shtëpi.
•Loredana Brati – modele shqiptare e lindur në Itali dhe me banim në Angli.
•Livia Bruka – kërcimtare e talentuar që surprizoi publikun në natën e parë.
•Amber – personazhi i parë transgjinor në historinë e spektaklit, me një rrëfim të guximshëm.
•Aldo Marku – regjisor i njohur, që tani bëhet pjesë e “Big Brother”.
•Rozana Radi – këngëtare e njohur, e cila premton të tregojë një anë tjetër të vetes.
•Joz – këngëtar misterioz, i hapur ndaj një romance në shtëpi.
•Xum Allushi – komedian i dashur, që nisi me batuta që në hyrje.
•Gerta Gixhari – motra e Olta Gixharit, e cila vijon traditën familjare në BBVIP.
•Klajdi Musabelliu – këngëtar emocionues, që preku publikun me dedikimin për të ëmën.
•Gili dhe Redoni – dyshja nënë e bir, që janë bërë banorët më të veçantë të këtij sezoni.
•Zebervoki – personazh që bëri hyrjen më të pazakontë, duke ardhur me gomar.
•Valbona Mhilli – gazetare e njohur, që solli momente reflektimi dhe emocion.
•Ols Abazi – producent i njohur, i cili hyri mes surprizave dhe duartrokitjeve.
•G-Bani – këngëtar dhe performer i dashur për publikun.
•Egli Tako – banorja e parë që hyri në shtëpi, e cila u mahnit nga arredimi dhe atmosfera.
Sezoni i katërt premton surpriza dhe emocione të mëdha për publikun. Shtëpia e “Big Brother VIP” është tashmë epiqendra e spektaklit, dhe konkurrenca mes banorëve sapo ka nisur.