E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Strasburgu rrëzon vettingun për tre magjistratë
Lajme

Strasburgu rrëzon vettingun për tre magjistratë

Gentian Osmani, Izet Kadana dhe Ferdinand Elezi fitojnë në Gjykatën Europiane

GJEDNJ konstaton shkelje në shkarkimet përkatëse

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dhënë sot 3 vendime në çështjet e ish-prokurorit Gentian Osmani, ish-gjyqtarit Izet Kadana dhe ish-prokurorit Ferdinand Elezi, ku i jep të drejtë këtyre të fundit lidhur me shkarkimet e tyre nga procesi i vetingut.

Gentian Osmani

Avokati Eduard Halimi e cilësoi të sotmen si një ditë historike për sistemin e drejtësisë shqiptare.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Halimi bëri të ditur se Seksioni i Tretë i GJEDNJ-së ka shpallur vendimet në çështjet e ish-prokurorit Gentian Osmani, ish-gjyqtarit Kadana dhe ish-prokurorit Elezi.

Izet Kadana

Sipas Halimit, Gjykata e Strasburgut konstatoi shkelje të nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke vlerësuar se masat e shkarkimit nga detyra të tre magjistratëve nuk ishin proporcionale me qëllimin e procesit të rivlerësimit kalimtar.

Ferdinand Elezi

“Strasburgu konstaton shkelje flagrante të nenit 8 të Konventës për shkarkimet në vetting, pasi ato nuk ishin proporcionale. Gjykata kërkon rishikim të procedurave dhe rikthim në sistem”, u shpreh Halimi.

Ai uroi tre magjistratët për vendimet e marra, duke theksuar se karriera e tyre ishte ndërprerë padrejtësisht dhe se tashmë pritet që institucionet shqiptare të reflektojnë mbi gjetjet e gjykatës evropiane.

Halimi deklaroi se tashmë pritet reagimi i institucioneve shqiptare, duke veçuar rolin e Gjykatës Kushtetuese në zbatimin e standardeve të përcaktuara nga Strasburgu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.