Stresi dhe shqetësimi në punë ndikojnë në produktivitetin e shqiptarëve

Sipas një raporti të kompanisë amerikane të sondazheve Gallup për vitin 2022, Shqipëria renditet e 166-a ndër shtetet e botës në lidhje me nivelin e stresit në vendin e punës. Kjo situatë e stresit ka pasoja negative në produktivitetin e punonjësve shqiptarë. Studimi tregon se rreth 47% e punonjësve të anketuar kanë ndjerë stres në përditshmërinë e tyre.

Disa faktorë janë identifikuar si shkaqet kryesore të kësaj gjendjeje. Mbingarjesa në punë, oraret e zgjatura dhe ditët e punës edhe në festa, mungesa e vlersimit dhe shtimi i presionit janë disa prej tyre. Pagat e ulëta gjithashtu ndikojnë në këtë situatë. Në një ekonomi informale si ajo e Shqipërisë, ku kontributet për pension nuk paguhen dhe mijëra persona punojnë në sektorin e zezë, shqiptarët ndihen të shqetësuar për ardhmërinë financiare.

Në rezultat, këto faktorë shtyjnë shqiptarët drejt emigrimit në vende europiane, ku kushtet e punës dhe trajtimi social dhe financiar janë më të mira. Vendet si Greqia, Malta, Luksemburgu dhe Qipro ofrojnë mundësi më të mira për shqiptarët që dëshirojnë të ndryshojnë jetë dhe të përfitojnë nga një mënyrë më e qëndrueshme dhe e sigurtë e punësimit.

Për të adresuar këtë situatë dhe për të përmirësuar kushtet e punës dhe mirëqenien e punonjësve në Shqipëri, është e nevojshme që autoritetet dhe ndërmarrjet të marrin masa për të zvogëluar stresin në vendin e punës, të sigurojnë orare më të rregullta dhe të rishikojnë pagat dhe shpërblimet në mënyrë që të inkurajohen punonjësit dhe të rritet produktiviteti.

Publikuar nga Publik Media