Lushnjë/ Vajza në prag divorci…
Një ngjarje e rëndë tronditi këtë të dielë qytetin e Lushnjes, ku një 82-vjeçar plagosi me armë gjahu vajzën e tij 40-vjeçare e më pas i dha fund jetës së tij.
Ngjarja ndodhi në lagjen ’18 Tetori’ në Lushnje, ku 82-vjeçari Behar Musaku dyshohet se pas një konflikti të çastit qëlloi me armë gjahu vajzën e tij Rudina Musaku, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Menjëherë pasi plagosi të bijën, 82-vjeçari i dha fund jetës së tij, me të njëjtën armë që qëlloi 40-vjeçaren.
Sipas policisë, 82-vjeçari armën e kishte të pajisur me lejen përkatëse, ndërsa mësohet se 40-vjeçarja jetonte në Tiranë dhe kishte shkuar e në shtëpinë e prindërve për vizitë.
Rudina Musaku, nënë e dy fëmijëve kishte një javë që qendronte në shtëpinë e prindërve pasi ishte në prag divorci me bashkëshortin. Ajo ishte larguar nga banesa bashkëshortore në Berat. Ndërsa, fëmijët ndodhen në Berat.
Rudina Musaku ndodhet aktualisht në spitalin e Lushnjës, ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.
Mësohet se 40-vjeçarja nënë e dy fëmijëve kishte një javë që ishte kthyer në Lushnjë, në shtëpinë e të atit.
Ndërkohë, i afërmi i familjes ka treguar për mediat se 40-vjeçarja ishte e divorcuar, ndërsa fëmijët qëndronin me babain e tyre.
“Se si kanë qenë ata nuk e di. Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte mbajtur dhëndri. Vajza jetonte vetëm në Tiranë. Unë e kam baxhanak. Nuk e di si i kanë pasur rrethanat. Nuk kanë pasur më parë probleme”, tha i afërmi i familjes.

Nga ana tjetër, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



