E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Strukturat e sigurisë për mediat kosovare: Sulmi në Veri u krye nga njësi të specializuara të Serbisë
Lajme

Strukturat e sigurisë për mediat kosovare: Sulmi në Veri u krye nga njësi të specializuara të Serbisë

Zbardhen detaje nga sulmi me armë në Veri të Kosovës. Express, duke iu referuar burimeve nga brenda strukturave të sigurisë, sulmi është kryer nga njësi të specializuara të sigurisë së Serbisë të cilat kanë shkelur integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Ky grup i armatosur i njësive të specializuara të Serbisë ka ndërhyrë drejtpërdrejt në veri dhe ka organizuar pritën e armatosur duke vrarë një polic dhe duke plagosur një tjetër. Krerët e shtetit të Kosovës kanë dënuar ashpër një incident të tillë tragjik. Reagime kanë ardhur edhe nga ambasadat e huaja të cilat kërkojnë që autorët e rastit të sillen para drejtësisë. Reagime të shumta po vijnë edhe nga figura të tjera politike ndërkombëtare.

Ndërkohë që është duke u mbajtur edhe mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës ka nisur në orën 10:00.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.