E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
STUDIMI/Zbulohet një organ i ri në trupin e njeriut
Lajme

STUDIMI/Zbulohet një organ i ri në trupin e njeriut

Një ekip studiuesish nga Holanda zbuluan një organ të ri në trupin e njeriut aksidentalisht teksa studionin kancerin e prostatës.

Rezulton se ky organ i fshehur është pas hundës tonë, raporton LadBible.

Shkencëtarët që studionin kancerin kryen një seri skanimesh tek pacientët e injektuar me glukozë radioaktive që i bën tumoret të shkëlqejnë në skanime.

Ekipi në Institutin e Kancerit në Holandë kuptoi se dy zona brenda kokave të pacientëve po ndriçonin shumë dhe kuptoi se aty gjendej një grup gjëndrash pështymore. Zbuluesit e quajtën organin gjëndra pështymore tubariale dhe për të qenë të saktë për vendndodhjen e tij, ato gjenden prapa hundës; në cepin ku zgavra e hundës takohet me fytin.

Sa i përket asaj që bën ky organ i zbuluar aksidentalisht, supozohet se ‘lubrifikon dhe lag zonën e fytit pas hundës dhe gojës’.

Dr Wouter Vogel, onkolog në Institutin e Kancerit në Holandë, tha se arsyet që ky organ ka qëndruar i fshehur kaq gjatë është sepse duhen ‘imazhe shumë të ndjeshme’ për t’i dalluar dhe gjendrat e pështymës ‘nuk janë shumë të arritshme’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.