E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si shpëtoi pronari  i makinës  që shpërthu eksplozivi
Lajme

Si shpëtoi pronari i makinës që shpërthu eksplozivi

Një makinë luksoze e blinduar u hodh në erë mëngjesin e djeshëm me eksploziv C4, por fatmirësisht pronari që ishte brenda në mjet nuk u lëndua. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:10, në rrugën “Siri Kodra”, përballë ish-Frigoriferit, në Tiranë, kur i dëmtuari Artion Bylyku, 52 vjeç, sapo kishte hipur në makinën e tij tip “Mercedes Benz S Class”. 

Burime nga Policia thanë dje se shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur nga aktivizimi në distancë i një sasie të konsiderueshme eksplozivi C4, që ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës. Por, gjatë këqyrjes së mjetit nga ekspertët kriminalistë, u zbulua edhe një tjetër sasi eksplozivi në pjesën e pasme, poshtë bagazhit, që fatmirësisht nuk ishte aktivizuar.

WhatsApp-Image-2019-10-18-at-07.34.24

Ekspertët e Xhenios bënë shpërthimin e kontrolluar të pjesë së mbetur të tritolit dhe më pas kryen veprimet e tjera hetimore në vendin e ngjarjes. Ndërsa oficerët e Krimeve të Rënda morën në pyetje pronarin e makinës, i cili për fatin e tij të mirë shpëtoi pa lëndime serioze, për shkak se mjeti i tij ishte e blinduar. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, duke sekuestruar fillimisht pamjet e kamerave të sigurisë përreth zonës ku ndodhi shpërthimi.

“Në rrugën ‘Ramazan Bogdani’, në automjetin në pronësi të shtetasit A.B. dyshohet të ketë shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha zyrtarisht Policia.

artion btylyku

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.