Suedi/Vrasja e një prindi në Stokholm, kryeministri suedez: Çnjerëzore, në sy të djalit 12-vjeçar

Një 39-vjeçar polak u qëllua për vdekje pas një konfrontimi me një grup të rinjsh në Stokholm të mërkurën në mbrëmje, më 10 prill. Shtetësia e burrit u konfirmua nga kunati i tij për Agjencinë e Shtypit Polake (PAP) të enjten.

Ngjarja ndodhi teksa burri dhe djali i tij 12-vjeçar ishin rrugës për në një pishinë në lagjen Skarholmen të Stokholmit. Raportet bëjnë me dije se ata janë përballur me një grup të rinjsh në një nënkalim, gjë që ka çuar në një shkëmbim fjalësh mes burrit dhe adoleshentëve. Situata u përshkallëzua, duke rezultuar në një të shtënë me armë zjarri që i mori jetën burrit, dëshmitar i djalit të tij.

Duke folur në skenën e të shtënave, Ulf Kristersson, Kryeministri i Suedisë, tha: “Është një lloj qëndrimi çnjerëzor, kafshëror. Ne nuk mund ta pranojmë këtë.”

“Po, të vrasësh një person që nuk ka lidhje me këto. Para djalit të tij – një fëmije. Është një pamëshirshmëri që mendoj se është… vështirë se mund të përshkruhet. Është një mizori e paimagjinueshme. Është një lloj qëndrimi çnjerëzor, kafshëror. Ne duhej të ndodhte.”

“Kam biseduar me shumë njerëz sot këtu dhe shumë ndjejnë trishtim të fortë, dëshpërim por edhe një zemërim të jashtëzakonshëm në fakt. Dhe jo më pak kundër ju politikanëve. Ata mendojnë se ju vini këtu dhe thoni fjalë të bukura dhe vini kur janë zgjedhjet, por a nuk po ndodh ca si shumë?! Çfarë doni t’u thoni atyre që ndihen kështu?”

“Së pari e kuptoj plotësisht zemërimin. Nuk ka asnjë reagim tjetër njerëzor përveç këtij. Por dua të them gjithashtu se kam ardhur këtu për të treguar respektin tim për të folur me të afërmit, por edhe për t’u treguar atyre se çfarë po bëjmë tani. Jemi tani duke bërë gjithçka që kemi thënë se do të bëjmë dhe gjithçka që kërkohet, do ta bëjmë me forcë.

Po e bëjmë me shpejtësinë që na lejon Kushtetuta. Madje po e shtyjmë, ndaj disa mendojnë se po e nxisim shumë. Por ne po i bëjmë të gjitha këto dhe unë jam i vendosur. Kjo do të zgjidhet, por ne nuk duhet të hezitojmë tani. Tani do të bëjmë gjithçka që duhet për t;i ndaluar këta vrasës që po shkatërrojnë jetët e kaq shumë njerëzve”.

Publikuar nga Publik Media