Surprizat/ Zbulohen emrat e parë të banorëve të “Big Brother Vip”
Edicioni i katërt i “Big Brother Vip Kosova” është gati të nisë dhe atmosfera e pritjes po rritet dita-ditës. Ndërsa producentët ende nuk kanë bërë njoftimin zyrtar për datën e premierës, tashmë kanë dalë emrat e parë të banorëve që pritet të jenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Sipas burimeve nga mediat kosovare, “BBVK 4” do të vijë sërish nën drejtimin e Alaudin Hamitit dhe Jondida Vokshit, një dyshe që është pëlqyer shumë nga publiku në sezonet e mëparshme.
Në listën e emrave që përfliten si pjesë e këtij edicioni janë:
Nailir Piri, Brikena, Ibro Deli, Toney, Getoar, Kushtrim Kelani, Diamant, Mentor Haziri, Alba Pollozhani, Sasa Hoda, Igballe Huduti, Londrimi, Dolce Dona, Hygerta Sako, Astrit Stafa, Shkurta Haxhia dhe Benita Zena.
Edhe pse nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga produksioni, fansat kanë nisur të bëjnë aludime për lidhjet mes konkurrentëve dhe pritet që ky sezon të jetë më i zjarrti deri më tani, me përplasje, emocione dhe surpriza të shumta.
“Big Brother Vip Kosova” është kthyer në një nga programet më të ndjekura të showbiz-it shqiptar, ku çdo sezon ka sjellë personazhe të forta, romanca të bujshme dhe debate që kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



