E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tahiri mungon në festën e PS, kur do të flasë ish-ministri?
Lajme

Tahiri mungon në festën e PS, kur do të flasë ish-ministri?

Socialistët e Tiranës kanë festuar sot festat e fundvitit. Siç duket nga kjo foto në festë janë emra të njohur por mungon ai, Saimir Tahiri. Ish-ministri udhëhoqi garën për partinë socialiste në kryeqytet.

Por pas daljes së akuzave dhe përfshirjes, sipas prokurorisë, në dosjen Habilaj, kryeministri Edi Rama tha se Tahiri nuk do të jetë më pjesë e grupit të PS dhe as e forumeve drejtuesve të Partisë Socialiste.

Dy javë pasi iu ndalua të dalë jashtë Shqipërisë, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri fitoi në Apel jo vetëm pasaportën dhe kartën e identitetit, por edhe betejën ndaj dy vendimeve të Shkallës së Parë që e ndalonin të udhëtonte përtej kufijve.

Në një seancë me dyer të mbyllura në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda, avokati i tij Maksim Haxhia dhe ish-ministri kanë këmbëngulur për heqjen e masës që u dha në dy data të ndryshme nga e njëjta gjyqtare.

Pas argumentit se nuk kishte prova, kërkesa u pranua nga gjyqtarët Saida Dollani, Sokol Binaj dhe Nertina Kosova.

Pas këtij vendimi, ish-ministri Tahiri uroi vetëm festat e fundvitit dhe nuk e përmendi më frazën që kishte filluar ta thoshte shpesh se do të fliste së shpejti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.