Takimet me presidentin e PE dhe ambasadoren e SHBA, Basha paralajmëron: Zhvillimet në vijim do jenë plot lajme
Kreu i PD Lulzim Basha është shprehur i inkurajuar pas takimeve të sotme me ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe presidentin e PE, David Sassoli.
DUke folur për mediat nga selia blu, kryedemokrati u shpreh:
“Dita e zhvillimeve politike si dhe atyre që do vijnë do jetë plot me lajme, me prioritete, me zhvillime, por një gjë ju siguroj, që gjithcka po bëhet, i shërben një qëllimi që shkon pertej PD dhe opozitës, qellimi për ti dhënë shqiptarëve një rrugë shprese e rrugëdalje nga kriza. Jam shumë i inkurajuar nga takimet e sotme dhe do vazhdoj t’ju mbaj të informuar”.
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka pritur sot në një takim zyrtar ambasadoren e re të SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.
Takimi është zhvilluar në selinë e PD-së. Pas takimit Basha është shprehur për gazetarët se ka qenë një ditë shumë e ngjeshur me zhvillime shumë të rëndësishme.
I pyetur nga gazetarët për takimin e pritshëm me aleatët që do të propozojnë edhe koalicionin, Basha deklaroi se gjithçka po bëhet për një rrugë shprese për të gjithë shqiptarët.
‘Ju siguroj se dita e zhvillimeve politike sot dhe atyre që do të vijnë do të jetë plot me lajme, zhvillime.
Por për një gjë ju siguroj, se gjithçka që po bëhet, po bëhet për një qëllim që shkon përtej PD-së dhe opozitës, qëllimit për ti dhënë shqiptarëve një rrugë shprese dhe dalje nga kriza.
Në këtë kuptim jam shumë i inkurajuar nga takimet e sotme dhe do të vazhdoj t’ju mbaj të informuar’, tha kreu i opozitës Lulzim Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



