E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Takimi i Netanyahut me  Trump në Shtëpinë e Bardhë/ Në fokus tarifat, Irani, Gjykata e Hagës dhe Turqia
Bota

Takimi i Netanyahut me Trump në Shtëpinë e Bardhë/ Në fokus tarifat, Irani, Gjykata e Hagës dhe Turqia

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të zhvillojë një takim me ish-presidentin amerikan Donald Trump të hënën, ku do të diskutojnë një sërë çështjesh të ndjeshme politike dhe ekonomike.

Sipas një njoftimi nga zyra e kryeministrit izraelit në rrjetin X, të dy liderët do të trajtojnë tema si tarifat tregtare, përpjekjet për lirimin e pengjeve, marrëdhëniet mes Izraelit dhe Turqisë, kërcënimi nga Irani dhe lufta e përbashkët kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), e cila ka lëshuar një urdhër-arresti ndaj Netanyahut.

Kjo vizitë zhvillohet në një moment kur Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa shtesë prej 10% ndaj shumicës së importeve nga vendet e tjera, me efekte të shtuara nga data 9 prill për vendet që, sipas Uashingtonit, kanë bilanc negativ tregtar me SHBA. Si rezultat, Izraeli do të përballet me tarifa doganore të reja në masën 17%.

Ndërkohë, vizita e Netanyahut vjen në një kohë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, me përshkallëzimin e operacioneve ushtarake në Rripin e Gazës dhe përpjekjet e dështuara për një marrëveshje të re armëpushimi me Hamasin. Po ashtu, tensionet janë rritur edhe në lidhje me programin bërthamor të Iranit, duke e bërë takimin me Trump një zhvillim me rëndësi të veçantë për diplomacinë izraelite.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.