Takimi informal në Bruksel/ I pranishëm edhe kryeministri Rama
Kryeministri Rama është pritur nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, ndërsa ka publikuar edhe videon e takimit.
Takimi është thirrur në kuadër të përgatitjeve për samitin më 6 maj në Zagreb, ndërsa pritet të diskutohet rreth problematikave në Ballkanin Perëndimor midis vendeve por edhe për metodologjinë e re të zgjerimit, që prek të gjitha vendet që aspirojnë për në BE.Ndëkohë, ditën e nesërme pritet të mbahet në Bruksel edhe Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë, qëllimi i së cilës është të ofrojë ndihmë nëpërmjet donacioneve për vendin tonë, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



