Të pathënat e gjyqtarit Kalaja, familja shpresonte të digjej nga Vettingu
Astrit Kalaja lindi në Shkodër dhe e filloi karrierën si gjyqtar në vitin 1993, duke punuar deri në vitin 2004 në Gjykatën e Shkodrës. Më pas, ai kaloi në Gjykatën e Apelit Shkodër, ku qëndroi deri në janar 2023, përpara se të transferohej në Apelin e Përgjithshëm në Tiranë.
Kalaja kaloi procesin e vettingut dhe u konfirmua i pastër në të tre shtyllat e rivlerësimit. Në vitin 2019, KPK e konfirmoi si të pastër, ndërsa në vitin 2022, pas një kërkese për shkarkim nga komisioneri publik, Kolegji i Posaçëm i Apelit e vlerësoi të pastër. Kalaja ishte gjithashtu anëtar i Kolegjit Zgjedhor për tre mandate radhazi.
Megjithatë, shokët dhe miqtë e tij thonë se, edhe pse gruaja e tij shpresonte se do të shkarkohej për të pasur më shumë kohë me familjen, për Astritin, ky ishte një “mision”. Ai ishte vlerësuar me nota të larta për performancën e tij profesionale gjatë karrierës dhe ishte një njeri shumë i dashur, i lidhur thellë me qytetin e tij, Shkodrën.
Kalaja ishte një person i njohur për pasionin e tij për qytetin, duke kaluar pothuajse çdo fundjavë aty dhe mbajtur kontakte të ngushta me miqtë. Përveç jetës profesionale, ai ndante shpesh emocionet e tij me miqtë, veçanërisht për dashurinë që ndiente për nipin e tij. Ai e përshkruante këtë moment me fjalë të ngrohta dhe me ndjenja të thella, duke shprehur një çlirimin shpirtëror që ndjente.
“Jam bërë gjysh. Pas 14 ditësh bëra bisedën e parë me nipçen. E thirra shoku. Po qante. Duke i folur e ledhatova tek koka, i fërkova gjoksin e barkun. I thashë se je shumë i bukur. I thoja se e doja fort. I uroja që ti dhuronin dashuri, të ishte i lumtur me babin e mamin. Me fjalët e mia, me përkëdheljet e mia, si dhe në tingujt e serenatave shkodrane e zuri gjumi. Ishte shumë bukur. Ndjeva një lloj çlirimi shpirtëror. Nuk do ta harroj kurrë.”
Megjithatë, jetës së tij i dha një kthesë tragjike një ngjarje që do të ndryshonte gjithçka për të dhe për ata që e njihnin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



