Të rinjtë sherr për parakalimin në Vaun e Dejës
Një konflikt i papritur ka ndodhur në Vaun e Dejës mes dy personave për parakalim të gabuar me automjet. Konflikti është zhvilluar midis shtetasve me iniciale M. P., 28 vjeç, dhe A. Gj., 23 vjeç, dhe është shoqëruar me përdorim të armës zjarri tip automatik.
Pas sherrit, 28-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes duke marrë me vete armën e zjarrit. Por, falë ndërhyrjes menjëherë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, përshkallëzimi i konfliktit u parandalua. Shtetasi M. P. u ndoq nga policia, por pas ndjekjes, ai hodhi armën e zjarrit dhe u largua.
Ndërsa, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u nis procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” për shtetasit A. H., 21 vjeç, K. Sh., 19 vjeç, R. H., 30 vjeç dhe Xh. H., 25 vjeç, të cilët janë banues në fshatin Barbullush, Vau i Dejës. Ata akuzohen se kanë tentuar të fshehin armën e zjarrit që ishte në pronësi të shtetasit M. P.
Punët po vijojnë për të kapur shtetasin M. P., ndërsa materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



