E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të shtëna me armë në Shëngjin, vritet ish-kandidati i Tom Doshit
Lajme

Të shtëna me armë në Shëngjin, vritet ish-kandidati i Tom Doshit

Të shtëna me armë në Shëngjin, vritet ish-kreu i ALUIZNI-t, u sulmua publikisht nga Berisha

Të shtëna me armë zjarri raportohen të kenë ndodhur këtë të mërkurën në Shëngjin, pranë portit detar.

Burime paraprake për mediat bëjnë të ditur se si pasojë ka mbetur i vrarë Ardjan Nikulaj, pronar i një resorti tek Rana e Hedhun.

51-vjeçari Nikulaj ka qenë kandidat i Partisë Socialdemokrate në zgjedhjet e 2021. Gjithashtu, edhe në zgjedhjet lokale të këtij viti, ai garonte për anëtar në Këshillin Bashkiak.

Pak vite më parë emri i tij është bërë i njohur pas sulmeve publike të Sali Berishës. Ky i fundit shkruante në 2017 se:

Ne regjimin e banditokracise kriminelet dhe vrasesit jane ne krye te listes! Qytetari dixhital denoncon drejtorin e Aluiznit ne Lezhe, Ardjan Nik Ulaj si:
-Person me dosje te hapur per vrasje
-Person i denuar ne Itali per shitje te lendeve narkotike
-Person i denuar me vendim gjykate per armembajtje pa leje.
-Person qe ka ndryshuar emrin nga Ardjan Nik Ulaj ne Ardjan Marku!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.