Televizionit News 24 i ikën një nga imazhet më të rëndësishme të tij.
“LUFTA” MES VËLLEZËRVE/ LËVIZJE NË NEWS 24, TELEVIZIONIT I IKËN IMAZHI I LAJMEVE
Spikeri i njohur i lajmeve dhe moderatori Bledian Koka, pas 4 vjetësh punë në këtë medie, ka vendosur të largohet.
Burimet i thanë newsbomb.al se Koka ka ikur nga televizioni i biznesmenit Irfan Hysenbelliu për të shkuar në televizionin e vëllait të Irfanit, Kasëm Hysenbelliut.
Që prej korrikut të vitit të kaluar, News 24 largoi nga posti i drejtorit administrativ Kasem Hysnbelliun, pas vendimit të marrë nga aksionerët e këtij televizioni që ka si themelues vëllain e Kasemit, Irfan Hysenbelliun.
Bordi drejtues mori vendimin për largimin e tij por biznesmeni nuk ndenji duarkryq ndërkohë dhe ka hapur një televizion të tijin, detajet për të cilin do i mësojmë në vazhdim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



