Tenderat e korrupsionit: Si “asfaltet” e Benet Becit mbushin xhepat e klientelës

Benet Beci i jep 105 MLN lekë pa garë Broz Dodajt për një rrugicë

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, duket se e ka kthyer bashkinë në një makineri elektorale dhe biznesi personal. Nga njëra anë, asfalt para zgjedhjeve për të joshur votuesit, dhe nga ana tjetër, tendera me “flamur të kuq” për miqtë e tij. Një skemë e vjetër, por e sofistikuar, që shërben për të mbushur arkën elektorale dhe llogaritë bankare të atyre që ndajnë me të “tepsinë”.

Rasti i fundit ka të bëjë me tenderin për rikonstruksionin e rrugës “Ernest Bushati”, një rrugicë lagjeje në zonën industriale të Shkodrës. Dokumentet tregojnë se kjo rrugë ka qenë në gjendje të mjerueshme për vite me radhë, ndërsa Beci duket se ka hapur qesen vetëm tani, pasi zgjedhjet janë në horizont.

Një tender me “flamur të kuq”

Për rikonstruksionin e kësaj rruge prej 278 metrash, që përfshin një shtresë zhavorri dhe 5 cm asfalt, janë planifikuar 105 milionë lekë. Por çfarë e bën këtë tender të dyshimtë? Sipas të dhënave nga Open Data Albania, procedura ka rezultuar të jetë pa konkurrencë reale. Nga shtatë kompani që aplikuan, gjashtë u skualifikuan menjëherë, duke lënë fitues të vetëm firmën “Ndërtuesi 2000” shpk, pronari i së cilës, Broz Dodaj, është një mik i ngushtë i kryebashkiakut.

Kjo nuk është hera e parë që “Ndërtuesi 2000” merr tendera me shenja korrupsioni. Ky fenomen ka nisur shumë kohë më parë, por me ardhjen e Becit në krye të bashkisë, duket se është intensifikuar.

Prokurimet për miq, përmbytjet për qytetarët

Ironia qëndron në faktin se ndërkohë që për një rrugicë të shkurtër shpenzohen miliona, lagje të tëra në Shkodër vazhdojnë të përmbyten për shkak të mungesës së kanalizimeve funksionale. Ndërkohë që qytetarët luftojnë me ujin dhe baltën, prioriteti i Becit duket të jetë përfitimi i klientelës së tij.

Nën hetim, por jo i ndalur

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) ka nisur hetimet ndaj Benet Becit për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Dyshimet janë ngritur për procedurat e tenderave që Beci ka zhvilluar si kryebashkiak, por edhe në detyrat e mëparshme si drejtues në FSHZH dhe KESH.

Nga hetimet rezulton se telefonata dhe mesazhe të komprometuara midis bashkëshortes së një zyrtari të lartë të Autoritetit Rrugor dhe Becit kanë hedhur dritë mbi lidhje të dyshimta dhe skema të mundshme korrupsioni.

Kush paguan çmimin?

Në fund, çmimin për këto abuzime e paguajnë qytetarët e Shkodrës. Për ta, rrugicat mbeten të paasfaltuara, lagjet të përmbytura dhe fondet publike të shpërdoruara. Historia e “rikonstruksionit” të rrugës “Ernest Bushati

Publikuar nga Publik Media