Tenderi dhe vëllai: Berisha rrëfen përplasjen me Rusmajlin
“E shkarkova për korrupsion, mbrojti vëllain dhe jo ligjin”
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj akuzave të kryeministrit Edi Rama, i cili përmendi ish-ministrin e Drejtësisë, Ilir Rusmajli, si një nga ish-bashkëpunëtorët e Berishës. Gjatë një konference për mediat, Berisha tha se Rusmajli ishte shkarkuar nga detyra për shkak të një rasti korrupsioni që përfshinte vëllain e tij.
“Ai tjetri citon një ish-bashkëpunëtor timin. Rama është mashtrues. Ilir Rusmajli është shkarkuar për korrupsion,” – deklaroi Berisha.
Ai rrëfeu se shkarkimi kishte ardhur pas një përplasjeje lidhur me një tender të hapur nga drejtori i përgjithshëm i burgjeve në atë kohë, Dashamir Maçi.
“Ngjarja ka qenë: drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Dashamir Maçi, kishte hapur një tender. I vëllai i ministrit i shkon drejtorit dhe i kërkon tenderin. Nuk ishin standarde të Ramës dhe lubisë, por të Sali Berishës. I vëllai i ministrit e kërcënon drejtorin e përgjithshëm se ‘do të pësosh këtë dhe atë’. Mençurish ai e regjistron kërcënimin dhe e solli në zyrë te unë,” – tha Berisha.
Sipas tij, në vend që të mbante një qëndrim të duhur ndaj situatës, Rusmajli veproi në mënyrë të paligjshme:
“Ilir Rusmajli në vend që të kritikonte vëllanë dhe të mbante qëndrim ndaj vëllait, në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën, shkarkon drejtorin e përgjithshëm të burgjeve, që nuk ishte kompetencë e tij. Ndaj e largova.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



