E enjte, 29 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren, ndërhyn edhe garda
Lajme

Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren, ndërhyn edhe garda

Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës, pasi kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kritikoi ashpër reagimin e policisë ndaj të rinjve që kanë protestuar në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Berisha akuzoi autoritetet për përdorimin e forcës ndaj studentëve dhe protestuesve, duke përmendur rastet e plagosjeve dhe dëmtimeve fizike të shkaktuara gjatë përballjeve në rrugët e kryeqytetit.

Ai e cilësoi dhunën ndaj të rinjve si një nga episodet më të rënda të përjetuara në vend, ndërsa akuzat i drejtoi edhe ndaj deputetëve të mazhorancës, të cilët i konsideroi përgjegjës për situatën e krijuar.

Në vijim të deklaratës së tij, Berisha përdori një gjuhë të ashpër ndaj përfaqësuesve të shumicës parlamentare, duke u shprehur se ata e meritonin gazin lotsjellës dhe plumbat e gomës, përpara se drejtuesi i seancës të ndërhynte.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, e konsideroi deklaratën si nxitje të dhunës dhe vendosi t’i ndërpriste fjalën Berishës për pjesën e mbetur të ditës parlamentare.

“Ju hiqet fjala. Keni bërë thirrje për dhunë nga foltorja e Kuvendit. S’keni të drejtë fjale për gjithë ditën e sotme”, iu drejtua Peleshi kreut të demokratëve.

Vendimi shkaktoi reagime dhe tensione në sallë, ku përfaqësuesit e opozitës kundërshtuan ndërhyrjen e drejtuesit të seancës.

Situata u përshkallëzua më tej, duke bërë që Peleshi të ndërpriste punimet e Kuvendit.

Përplasja vjen në një klimë të tensionuar politike, pas protestave të të rinjve në Tiranë dhe debatit të fortë mbi mënyrën se si policia ka ndërhyrë për të menaxhuar tubimet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.