Tensione në protestën e banorëve në Rrjoll, shoqërohen 6 persona
Banorët e zonës së Rrjoll kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme protestën pranë kantierit ku po ndërtohet një resort turistik, duke kundërshtuar projektin që, sipas tyre, cenon pronat dhe të drejtat e komunitetit lokal.
Gjatë protestës nuk kanë munguar tensionet dhe përplasjet mes banorëve dhe forcave të policisë, të cilat ndodheshin në terren për të ruajtur rendin dhe për të garantuar vijimin e punimeve. Protestuesit pretendojnë se ndaj tyre është ushtruar dhunë dhe akuzojnë institucionet shtetërore se po mbështesin, sipas tyre, persona që kanë zaptuar pronat e zonës.
Nga ana tjetër, burime zyrtare bëjnë me dije se 6 persona janë shoqëruar në ambientet e Policia e Shkodrës për veprime të mëtejshme procedurale.
Banorët kanë paralajmëruar se do të vijojnë protestat deri në momentin kur punimet të pezullohen, ndërsa situata në zonë mbetet e tensionuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



