E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tensione te gjimnazi “Ali Demi”, studentët bllokojnë hyrjen, prindërit mbërrijnë në shkollë
Flash

Tensione te gjimnazi “Ali Demi”, studentët bllokojnë hyrjen, prindërit mbërrijnë në shkollë

Tensione janë regjistruar në gjimnazin “Ali Demi” në Tiranë, ku studentët kanë bllokuar hyrjen e shkollës në kuadër të protestës dhe thirrjeve për bojkotimin e mësimit. Situata ka shkaktuar shqetësim te nxënësit që ndodheshin brenda godinës, të cilët kanë njoftuar prindërit e tyre.

Prindërit mbërrijnë në shkollë

Pas marrjes së njoftimit, prindërit janë drejtuar drejt shkollës, të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve dhe pamundësinë për të dalë nga ambientet e saj. Ata janë mbledhur në oborrin e gjimnazit, ku disa prej tyre kanë shprehur pakënaqësi ndaj protestuesve dhe u kanë kërkuar shpjegime për bllokimin e hyrjes.

Ndërkohë, studentët vijojnë të bëjnë thirrje për bojkotimin e procesit mësimor, ndërsa nxënësit e gjimnazit mbeten brenda ambienteve të shkollës.

Situata te “Ali Demi” shënon një tjetër moment tensioni në kuadër të protestave studentore në kryeqytet, ku kërkesat për bojkot të mësimit po shoqërohen edhe me shqetësimin e prindërve për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe sigurinë e fëmijëve të tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.