E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tentoi të fuste drogë në burgun e Fierit, arrestohet një person
Flash

Tentoi të fuste drogë në burgun e Fierit, arrestohet një person

Një tentativë për futjen e lëndëve narkotike brenda Burgut të Fierit është parandaluar nga efektivët e sigurisë, duke çuar në sekuestrimin e një sasie droge dhe arrestimin e një personi.

Ngjarja është konstatuar gjatë një kontrolli fizik të ushtruar në ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier. Gjatë kontrollit trupor, punonjësit e burgut kanë zbuluar një sasi të dyshuar lënde narkotike të fshehur në trupin e shtetasit S. P.

Sipas të dhënave zyrtare, shtetasi i ndaluar ishte paraqitur në institucion për të zhvilluar një takim me të dënuarin A. M., i cili vuan dënimin në regjimin e sigurisë së zakonshme. Lënda narkotike dyshohet se ishte destinuar për këtë të fundit.

Pas konstatimit të rastit, S. P. është ndaluar menjëherë, është dokumentuar ngjarja dhe është njoftuar Prokuroria kompetente, si edhe specialisti i SHKBB-së, për vijimin e veprimeve ligjore.

Ndërkohë, autoritetet po kryejnë një kontroll të detajuar në ambientet e dhomës ku qëndron i dënuari, në kuadër të masave shtesë të sigurisë dhe për të verifikuar praninë e sendeve të tjera të ndaluara.

Njoftimi zyrtar:

 

“Nga verifikimet rezultoi se S. P. ishte paraqitur në institucion për të zhvilluar një takim me të dënuarin A. M., i cili ndodhet në regjimin e sigurisë së zakonshme dhe është i akomoduar në dhomën nr. 10, sektori 5, godina C. Në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi S. P. u ndalua, u hartua dokumentacioni përkatës dhe u njoftua Prokuroria, si dhe Specialisti i SHKBB-së, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme ligjore”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndërkohë, në dhomën nr. 10, sektori 5, godina C, po zhvillohet një kontroll i plotë për sende të ndaluara, në kuadër të masave të sigurisë dhe verifikimeve procedurale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.