E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë u ndje edhe në Liban dhe Qipro!
Publik News

Tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë u ndje edhe në Liban dhe Qipro!

Mbi 500 viktima, vazhdojnë kërkimet në rrënojat për gjetjen e të mbijetuarve

Një tërmet i fuqishëm ka goditur një zonë të gjerë në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë më shumë se 500 njerëz.

termet

Tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën lokale 04:17 në një thellësi prej 17.9 km pranë qytetit të Gaziantep.

Në Turqi, zyrtarët konfirmuan më shumë 284 vdekje deri më tani dhe 10 qytete u goditën, përfshirë Dijarbakirin.

“Numri i të vdekurve në Turqi është rritur në 284, me 2323 të plagosur”, tha zëvendëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay.

Në Siri, më shumë se 237 njerëz humbën jetën dhe 600 të tjerë u plagosën, njoftuan mediat shtetërore.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se viktima janë nga provincat e Alepo, Latakia, Hama dhe Tartus.

Ndërkohë numri i viktimave pritet që të rritet në ditët në vijim. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave.

Ministri i Brendshëm turk, Suleymon Soylu tha se janë prekur 10 qytete: Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Dijarbakir dhe Kilis.

turqi

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Liban dhe Qipro.

“Po shkruaja diçka dhe krejt papritur e gjithë ndërtesa filloi të dridhej”, tha për BBC Mohamad El Chamaa, një student në kryeqytetin libanez, Bejrut.

“Isha pranë dritares, kështu që kisha frikë se mund të thyheshin. Vazhdoi për katër e pesë minuta dhe ishte shumë e tmerrshme. Ishte e frikshme”, tha ai.

Sizmologët turq vlerësuan se fuqia e tërmetit ishte 7.4 ballë. Ata raportuan se një lëkundje e dytë goditi rajonin vetëm pak minuta më vonë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.