Tërmeti në Turqi, Rama : Një ekip shpëtimi do të dërgohet sot në Turqi
Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet popullit turk për jetët e humbura nga tërmeti tragjik, i mëngjesit të sotëm.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se Shqipëria do të dërojë një mision shpëtimi në Turqi ditën e sotme.
“I pikëlluar thellësisht për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një ekip shpëtimi do të niset sot për në Turqi”, shkruan Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



