Tërmeti tragjik, shkon në 40 numri i viktimave
Ora 08:28/ Rritet numri i viktimave nga termeti tragjik. Ministria e Mbrojtjes ben me dije se eshte konfirmuar viktima e 40 e termetit. Ajo eshte e seksit femer dhe eshte gjetur ne Durres.
Ora 07:45/ Kryeministri i vendit Edi Rama teksa ka raportuar sot ne mbldhjen e qeverise per detaje te reja nga gjithe situata pas termetit shkaterrues ka thene se jane shenuar 39 viktima, duke njpftuar keshtu se kemi bilanc ne rritje te numrit te te pajeteve qe jane nxjerre nga rrenojat.
Ora 22:49/ Ka shkuar ne 31 numri i personave qe humben jeten ne termetin tragjik qe goditi vendin diten e djeshme. Mbremjen esotme, ekipet e kerkim-shpetimit kane nxjerre te pajete trupin e Griselda Lalas, 22 vjeç.
Ora 18:45/ Eshte rritur bilanci i viktimave te termetit tragjik qe goditi vendin diten e djeshme. Pak minuta me pare janenxjerre nga germadhat trupat e dy viktimave, te identifikuar si Dolora dhe Klaus Reçi, nënë e bir.
Ora 17:33/ Shkon ne 28 numri i personave te gjetur nen rrenoja, pas termetit te fuqishem ne vend.
Ora 13: 30/ Nje tjeter person i pajete eshte gjetur nen rrenoja. Ministria e Mbrojtjes ben me dije se eshte konfirmuar viktima e 28-te. Viktima, sipas MM u gjet pa jete ne Thumane.
Ora 12:22/ Rritet bilanci i viktimave te termetit tragjik qe goditi dje ne mengjes vendin tone.
Ministria e Mbrojtjes ben me dije se pas verifikimit te te dhenave te fundit, numri i personave qe kane humbur jeten eshte 26.
Sipas MM, 12 viktima jane shenuar ne Durres, 13 ne Kruja dhe 1 ne Lezhe.
Nderkohe qe po punohet per nxjerrjen e te tjere trupave nen rrenoja ne Thumane e Durres.
Data 27 nentor/ Ora 07:50: Sipas informacioneve paraprake 24 persona kane humbur jeten nga termeti i fuqishem qe goditi vendin ne oret e para te mengjesit te djeshem.
Sipas Ministrise se Mbrojtjes qe ben me dije lajmin, 650 persona jane lenduar dhe 45 jane shpetuar.
22:10 – Ka shkuar në 23 bilanci i viktimave nga tërmeti tragjik që tronditi Durrësin mëngjesin e kësaj të marte.
Një i riu nga Thumana ndërroi jetë në orët e vona të mbrëmjes së sotme pas orësh të tëra nën rrënoja.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



